Zaevi në takimin e lamtumirës: Federikën e kishim mbështetje në momente të krizës dhe të suksesit

Kryeministri Zoran Zaev, bashkë me liderët e Ballkanit Perëndimor sonte kanë marrë pjesë në darkën e shtruar nga shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogerini, me rastin e largimit të saj nga ky post, njofton Portalb.mk.

“Federikën e kishim mbështetje edhe në momente të krizës edhe në momente të suksesit. Mike e vërtetë e popullit tonë dhe të tërë Ballkanit. Sonte me liderët e rajonit jemi mbledhur për nderin e saj në Bruksel, ta rrumbullakojmë një kapitull serioz të karrierës së saj. Federika, të falënderojmë për përkushtimin, angazhimi yt është shumë i rëndësishëm për transformimin e Ballkanit në rajon që buron paqe dhe stabilitet”, shkruajti Zaev në Fejsbuk.

Sipas zëdhënëses së BE-së, Maja Kocijançiq “ky është takimi i fundit në kuadër të një serie takimesh të tilla, që janë mbajtur gjatë pesë viteve të fundit”.

“Pritet që Përfaqësusja e Lartë, së bashku me partnerët nga Ballkani Perëndimor, të shkëmbejnë mendime mbi zhvillimet në rajon, të diskutojnë sfidat në të ardhmen dhe të vlerësojnë atë që është bërë dhe çfarë është arritur në pesë vitet e fundit”, ka thënë Kocijançiq.

Ky takimi i parë midis Mogherinit dhe udhëheqësve të Ballkanit, prejse Këshilli Evropian dështoi t’i jepte dritën jeshile Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të filluar bisedimet e pranimit.

Po ashtu, presidentët e Kosovës dhe të Serbisë do të takohen për herë të parë që nga viti i kaluar, kur bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve midis tyre janë ndërprerë, për shkak të taksës që u ka vënë Kosova prodhimeve të importuara nga Serbia, në nëntor, 2018.

Mogherini ka ndërmjetësuar për disa vite dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Burime nga kabineti i Federica Mogherinit kanë konfirmuar se në darkën e punës mungon vetëm kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Greqi.

Takimi vjen pasi që Këshilli i Bashkimit Evropian (BE) nuk filloi negociatat me RMV-në dhe Shqipërinë në muajin tetor, ndërkaq, si rezultat pati kritika të mëdha ndaj tij e kurse Zaevi thirri zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button