Pendarovski: Përveç partneritetit me BE-në, format tjera alternative për partneritet janë të papranueshme

“Për ne nuk ekziston alternativë më e mirë se integrimi në BE dhe për atë të gjitha opsionet tjera për partneritet strategjik ose special janë të pamundura dhe të papranueshme”, theksoi presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në një intervistë për Al Xhezira Ballkan, njofton Portalb.mk.

“Alternativa ka sa të dëshironi, opsione ka sa të dëshironi, megjithatë, me qëndrueshme dhe më efikase për ne në këtë lokacion gjeografik të Ballkanit me këtë strukturë heterogjene të popullsisë nuk ekziston. Atë e tregojnë të gjitha analizat objektive dhe reale. Është theksuar se ne jemi pjesë e ndonjë fqinjësie. Fqinjësia në lidhje me BE-në është kategori tjetër, tjetër status të shteteve. Fqinj të BE-së janë shtetet e centralizuara ose shtetet e Afrikës së Jugut, ai rrip. Ne nuk jemi fqinj, ne jemi pjesë e Evropës si në aspektin strukturor, gjeografik, por edhe institucional. Megjithatë, ne nuk jemi fqinj, tërë Ballkani Perëndimor nuk është trajtuar si fqinj i BE-së, por si pjesë e BE-së, gjegjësisht pjesë e cila një ditë do të jetë pjesë e Evropës institucionale”, tha Pendarovski.

Sipas tij, është e papranueshme ideja për partneritete speciale të BE-së me vendin e Ballkanit Perëndimor.

“Ajo përsëri nuk është anëtarësim. Ne nuk mundemi të kënaqemi me partneritete të veçanta. Neve na duhet Evropa për shkak të vlerave, dhe jo vetëm për shkak të tregut. Na duhen parimet sipas të cilave rregullohen shoqëritë e suksesshme që t’i përvetësojmë që të përparojmë. Me këto forma alternative të miratimit nuk mundemi të prosperojmë”, vlerësoi shefi i shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button