RMV, ftesa për anëtarësim në NATO ka sjellë 4 herë më shumë investime

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në tribunën qytetare “Në rrugë të drejtë” në Berovë, ka deklaruar se ratifikimi i Protokollit për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) në NATO në Spanjë pritet të përfundojë së shpejti, po pa precizuar afat, transmeton Portalb.mk.

Mes tjerash, ajo ka deklaruar se vetëm ftesa për anëtarësim në NATO ka sjellë 4 herë më shumë investime.

“Presin Holanda dhe Franca të përfundojnë në javët e ardhshme. Në Spanjë varet nga zgjedhjet por presim së shpejti dhe atje të përfundojë. Por, pa dallim nëse do të arrihet deri në dhjetor, kryeministri jonë në Samitin e NATO-s do të jetë në tavolinë me Trampin, me Merkelin, Stoltenbergun, atje ku e kemi vendin. NATO nuk nënkupton vetëm siguri, stabilitet dhe siguri, NATO nënkupton edhe investime. Me ftesën për NATO ne arritëm të sjellim 4 herë më shumë investime se sa në kohën e VMRO-DPMNE-së”, ka thënë Shekerinska.

Megjithëse pritshmëritë ishin se RMV-ja anëtare e plotfuqishme do të bëhet në Samitin e dhjetorit, kjo nuk do të ndodh, për shkak të shkuarjes së Spanjës në zgjedhje, gjë e cila pamundëson që Kuvendi i Spanjës ta ratifikojë Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO.

Protokolli për anëtarësim në NATO është nënshkruar më 6 shkurt në Bruksel, pas zgjidhjes së kontestit me Greqinë për ndryshimin e emrit dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës. Pasi të gjitha vendet anëtare të NATO-s ta ratifikojnë Protokollin në Kuvendet e tyre, Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtarja e 30 e NATO-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button