Institucionet disa herë janë alarmuar, por deponia e Shutkës edhe sot kundërmoi

Megjithëse institucionet përgjegjëse disa herë janë alarmuar, deponia e Shutkës për të cilën Portalb.mk në vazhdimësi ka raportuar, sërish është djegur.

Duke e pasur parasysh se deponia gjendet në mes të territorit të Vizbegut dhe Shutkës, si rezultat i pozitës së lartë, era kundërmuese që është lëshuar nga djegia, është ndjerë jo vetëm në Shutkë dhe Vizbeg, por edhe në Butel dhe Çair

Nëpërmjet një videoje, të dërguar deri te redaksia, por edhe nga reagimi i Iniciativës “O2”, shihet se si nga djegia e deponisë lëshohet tym tejmase i zi.

LEXO: Pamje të trishta në deponinë e Shutkës: elbi, duhani dhe mbeturinat piqen pranë njëri-tjetrit (FOTO+VIDEO)

Çështja e deponisë së Shutkës filloi të zgjidhet, pasi 70 përqindëshi i saj u pastrua. Megjithatë, paralelisht me pastrimin është kryer edhe mbushje e saj, nga persona ilegalë. Për zgjidhjen e saj qe formuar edhe grup koordinues, i udhëhequr nga Inspektorati Shtetëror i Ambientit Jetësor, i cili ka pasur për qëllim të koordinohen aktivitetet ndërmjet Inspektoratit të Qytetit të Shkupit dhe të Shuto Orizares për pastrim të deponisë. Inspektoratet, paraprakisht kanë njoftuar se detyrimet e tyre kanë përfunduar, megjithatë, meqë nuk është arritur të sigurohet dokument nga grupi koordinator, nuk mund të vërtetohet një gjë e tillë.

Portalb, disa herë ka raportuar se paralelisht me pastrimin është duke u realizuar edhe mbushja, të cilën e ka vërtetuar edhe vetë gjatë vizitës së realizuar në muajin korrik, e cila mund të shihet edhe në videon më poshtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button