Nesër në Athinë Rama do ta takojë Mitsotakisin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të takohet nesër me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis, në Athinë, njofton TCH.

Takimi zhvillohet në kuadër të Samitit të BE-së me shtetet arabe, ku të pranishëm do të jenë edhe liderë të tjerë të rajonit, BE-së dhe shteteve arabe.

Ndonëse nuk ka informacione mbi temat e diskutimit, pritet që në takim kryeministri grek të ngrejë çështjen e marrëveshjes së detit midis dy shteteve. Të drejtat e pakicës greke dhe procesi integrues i Shqipërisë në BE, pritet të diskutohen gjithashtu nga dy kryeministrat.

Ndryshe, ky është takimi i dytë që dy liderët zhvillojnë brenda pak muajsh, që kur Mitsotakis mori drejtimin e Qeverisë së Greqisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button