RMV, në çdo 36 orë punësim i ri në vetëqeverisjen lokale

Në fund të shtatorit, këtë vit janë realizuar 192 punësime në vetëqeverisjen lokale në vend, tregojnë të dhënat e Agjencisë për administratë. Duke pasur parasysh atë që kanë kaluar 300 ditë të vitit, matematika tregon që në vetëqeverisjen lokale është realizuar nga një punësim në çdo ditë e gjysmë përkatësisht  në çdo 36 orë, njofton META, përcjell Portalb.mk.

Analiza e shpalljeve për punësim tregon që tendenca e këtillë vazhdon edhe gjatë tetorit.

Përkatësisht, Agjencia për administratë ka publikuar konkurs për punësim të 8 nëpunësve shtetërorë në komunën e Prilepit. Në këtë konkurs kërkohen kandidatë për pozita udhëheqëse, ndihmës të udhëheqësve, këshilltarë dhe bashkëpunëtorë të rinj. Pagat varësisht nga vendi i punës shkojnë deri 32.900 denarë.

Është publikuar konkurs për punësim të tre personave në komunën Radovish në vende të punës udhëheqës, bashkëpunëtor më i ri dhe bashkëpunëtor. Pagat shkojnë deri në 29.696 denarë.

Agjencia për administratë ka publikuar konkurs për punësim të 4 nëpunësve shtetëror në komunën e Dellçevës. Në këtë konkurs kërkohen lloje të ndryshme të bashkëpunëtorëve, ndërsa pagat shkojnë deri në 23.608 denarë.

Konkurse për punësim gjatë këtij muaji janë shpallur edhe për komunat Karbinci dhe Demir Hisar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button