Në Tetovë, për gjashtë orë policia dënoi 23 shoferë për këtë arsye

Ministria e punëve të brendshme (MPB) informoi se dje ka kryer për gjashtë orë kontroll në Tetovë rreth konsumimit të alkoolit nga shoferët e veturave, transmeton Portalb.mk.

Kontrolli është kryer nga ora 23:00 më 26 qershor e deri në ora 05:00 më 27 qershor në kuadër të SPB Tetovë.

Nga kontrollet e kryera, janë kapur 23 shoferë nën ndikimin e alkoolit. Ata janë përjashtuar nga komunikacioni menjëherë, duke ju shqiptuar dënim si dhe ju është marrë edhe leja e qarkullimit.

Për të njëjtat arsye edhe në Gostivar janë ndaluar gjashtë shoferë. Ata gjithashtu janë larguar nga komunikacioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button