Përfaqësuesi special i SHBA-ve, Metju Palmer sot në Shkup

Përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Ballkanin Perëndimor, Metju Palmer sot do të qëndrojë në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV), transmeton Portalb.mk.

Në kuadër të saj, Palmeri do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. Takimi pritet të fillojë në ora 14:30.

Në këtë takim pritet që Dimitrovi dhe  Palmeri të diskutojnë për zhvillimin e raporteve bilaterale mes RMV-së dhe ShBA-ve, si dhe për mbështetjen e SHBA-së për integrimet euro-atlantike të shtetit tonë, ndërkohë do të shkëmbejnë edhe mendime për gjendjen në rajon.

Palmer, disa herë ka shprehur bindjen se RMV-ja do ta marrë datën për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian (BE), por kur kjo nuk ndodhi, ai vlerësoi se mosveprimi i Këshillit Evropian “nënvlerëson besueshmërinë e BE-së në rajon”, shkurajon gatishmërinë e liderëve për të zbatuar reforma dhe “krijon një boshllëk lidershipi, të cilin Rusia, Kina dhe të tjerët do të ishin më shumë se të lumtur për ta mbushur”.

Palmer, ka dhënë mbështetje edhe për anëtarësimin e plotfuqishëm të RMV-së në NATO.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button