Ronaldo e vlerësoi rivalitetin me Messin, tregoi cili është goli më i bukur në karrierë

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka thënë se rivaliteti i gjatë me Lionel Messin ishte “i shëndetshëm” për të dy lojtarët, transmeton Koha.net.

Portugezi, duke folur për “France Football”, ka shpjeguar se dyshja e kishte shtyrë njëri-tjetrit drejt sukseseve, pasi të dy ishin të nominuar për një tjetër Top të Artë.

“Ballafaqimi me njëri-tjetrin në Spanjë, na mundësoi të përmirësohemi. Kur isha te Real Madridi, ndieja këtë presion. Ishte rivalitet i shëndetshëm”, ka deklaruar ai.

Për golin e tij të preferuar, ish-ylli i Realit ka zgjedhur golin me gërshërë ndaj Juves në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, në sezonin 2017-18.

Numri 7 është i famshëm për dedikimin ndaj ushtrimeve dhe kur pyetet për sekretin që e mban gjithmonë në top-formë, lojtari ka thënë gjithmonë se është puna serioze që bën.

“Fillimisht, ju duhet talent, përndryshe s’mund të arrini aq shumë. Gjithsesi, talenti është i kotë, pa punë të pandalshme. Nuk do të arrija kurrë ku jam sot, pa kulturën e punës serioze”, ka shtuar portugezi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button