Kanceri i gjirit është sëmundja më e shpeshtë te gratë, mjekët në Tetovë rekomanduan kontrolle të rregullta

Kanceri i gjirit është sëmundja më e shpeshtë te gratë. Në çdo 19 sekonda një grua diagonsitikohet me kancer në gji në botë dhe përafërsisht çdo 1 minutë sekonda kanceri i gjirit merr një jetë gruaje. Këto të dhëna u shpalosën sot në Fakultetin e Shkencave Mjekësore të Universitetit të Tetovës. Në të u mbajt një ligjëratë publikë për kancerin e gjirit nga doktorë të kësaj lëmie të cilët rekomanduan të bëhen vizita mjekësore të rregullta, njofton Portalb.mk.

Për të shënuar Muajin e Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit dhe nën moton “Zbulim i hershëm shpëton jetë”, studentët e “Grupit shkencor mjekësor” në bashkëpunim me “Rotary Club of Tetova” sot organizuan një ligjëratë publike për sëmundjen e kancerit të gjirit.

Ligjërues në këtë ngjarje ishin Argjend Imeri, Maja Jakimovska, Ilir Ismaili, Vjollca Skenderi dhe Fatmir Saliu. Ata folën për rëndësinë e kontrolleve si dhe për mundësinë e kurimit të kësaj sëmundje në qoftë se bëhet diagnostifikimi në fazë të hershme.

Ligjëruesi Argjend Imeri potencoi se kjo sëmundje është një ndër sëmundjet më të shpeshta malinje te gratë, ku një në 8 gra preket nga kanceri i gjirit (12% e grave).

“Kanceri i gjirit është sëmundja më e shpeshtë te gratë, çdo 19 sekonda një grua diagonsitikohet me kancer në gji diku në botë dhe përafërsisht çdo 60 sekonda kanceri i gjirit merr një jetë gruaje. Vetëm në vitin 2018 në botë janë diagnostifikuar 2 milion gra me kancer të gjirit kurse në Maqedoninë e Veriut çdo vit 750 raste të reja me kancer” tha Argjend Imeri.

Ai apeloi deri te të gjitha gratë të kryejnë kontrolle te mjeku sepse “diagnostifikimi i hershëm i kancerit mund t’ju shpëtojë jetën.”

Në ngjarjen ishte e pranishme ishte edhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi. Ajo ka qenë e prekur kjo sëmundje andaj dha një fjalim motivues për të gjithë ato gra dhe vajza të cilat aktualisht janë duke u përballur me këtë sëmundje.

“Mua më ndryshoi jeta kur mjeku im patolog më tha se qelizat e nxjerra nga biopsia janë qeliza malinje, isha vetëm 39 vjeçare dhe në shtatzëninë time të dytë. Nuk ka gjë të cilat gratë nuk mund ta bëjnë dhe luftojnë, nuk ka kancer i cili është më i fortë se ata. Gratë gjatë jetës së tyre kalojnë në situata shumë më kanceroze se sa trajtimi i një tumori 2cm. Unë kam arritur që para 10 vitesh të bëj dy operacione duke qenë shtatzënë, pas atyre dy operacioneve të lind një fëmijë dhe pas gjithë kësaj dy here t’i fitoj zgjedhjet” theksoi Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Teuta Arifi duke mbajtur fjalim motivues për kancerin e gjirit.
Teuta Arifi duke mbajtur fjalim motivues për kancerin e gjirit.

Çka është kanceri i gjirit dhe cilët janë faktorët e rrezikut?

Kanceri paraqet rritje të pakontrolluar të qelizave anormale, këta qeliza mund të sulmojnë dhe dëmtojnë indet normale. Ky lloj i kancerit mund të filloj në çdo pjesë të gjirit kurse shkaktarët kryesorë të paraqitjes të kësaj sëmundje ende nuk dihen.

Faktorët e rrezikut për paraqitjen e kancerit në gji që nuk mund të ndryshohen janë: Gjinia, mosha, anameza pozitive familjare, anamneza personale, rrezatimi, faktorët gjenetik si dhe faktorët reproduktiv. Kurse faktorët e rrezikut të cilat mund t’i kontrollojmë janë: Obeziteti, aktiviteti fizik, gjidhënia mbi 12 muaj, përdorimi i alkoolit, përdorimi i terapisë plotësuese hormonale.

Eventi "Diagnostifikimi i hershëm shpëton jetë"
Eventi “Diagnostifikimi i hershëm shpëton jetë”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button