Kritere të reja për marrjen e banesave sociale

Goran Sugareski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve informoi se në Gostivar do të jepen 70 banesa sociale deri në fund të vitit, por me kritere bazuar në metodologjinë e re,  transmeton Portalb.mk.

“Ndërtesa tashmë e kaloi pranimin teknik dhe ajo është e banueshme. Duhet të publikohet shpallje sipas metodologjisë së re për vlerësim e cila është paraparë me ligjin e ri për mbrojtje sociale. Në të janë përcaktuar kritere të reja, gjegjësisht kategori të reja të qytetarëve do të mund të aplikojnë për banesë sociale”, deklaroi Sugareski.

Ministri theksoi se është në pritje të formimit të komisionin i cili do të vlerësojë aplikimet për marrjen e 70 banesave që gjenden në objektin i cili kushtoi mbi 80 milionë denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button