Edhe tre vite nevojiten të ndërtohet Qendra e Kulturës në Tetovë e cila u nis më 2014-tën!

Qendra e re Kulturore e Tetovës ka pesë vite që po ndërtohet dhe asessi të përfundojë, madje as faza e parë. Sipas përgjegjësve, parashikimet janë se do të duhen edhe tre vite të tjera që kjo qendër të jetë gati, shkruan Portalb.mk.

Faza e parë e godinës së re, sipas drejtorit, Artan Arsllani pritet të përfundoje në dhjetor. Në një deklarim për Portalb.mk, ai thotë se do të ketë dënime nëse puna nuk kryhet deri atëherë.

“Faza e parë përfshin objektin karabina të mbyllur e cila është në përfundim e sipër. Sipas informatave në teren brenda një muaji kjo fazë pritet të përfundojë. Punimet për këtë fazë pothuajse janë gati, kanë ngelur vetëm disa dritare dhe disa pjese të mureve për t’u lyer. Në fund të muajit dhjetor punëtorëve të angazhuar për këtë fazë ju përfundon kontrata, në qoftë se ata nuk do e kenë përfunduar punën deri atëherë, do të pasojnë dënime”, tha për Portalb.mk, drejtori i Qendrës së Kulturës, Artan Arsllani.

Qendra Kulturore në Tetovë.
Punimet në Qendrën Kulturore në Tetovë

Sipas tij, paralelisht po punohet edhe për fazën e dytë “sepse nuk dëshirojnë të humbin më shumë kohë”.

“Po punojmë paralelisht edhe për fazën e dytë, procedurat për këtë fazë janë të gjata edhe pikërisht për këtë arsye nuk dëshirojmë të humbim më shumë kohë. Aktualisht jemi në përfundim e sipër të projektimit të interierit, firma ka përfunduar punimet mirëpo gjithsesi po bëjmë disa korrigjime të vogla. Faza e dytë dhe përfundimtare pritet të përfundoje tre vite pas fillimit” theksoi për Portalb.mk, Drejtori Artan Arsllani

Pas përfundimit të përgatitjes për fazën e dytë, ky institucion do të duhet të dërgojë raport deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut për atë se janë të gatshëm për fillimin e fazës së dytë, raport të cilin Qeveria do të duhet ta miratojë në mënyrë që të hapet tenderi për fazën e dytë dhe përfundimtare.

Ndërtimi i Qendrës për Kulturë në Tetovë ishte premtuar që më 6 tetor të vitit 2010, kur ministrja e atëhershme e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska e prezantoi zgjidhjen ideore për pamjen e teatrit multifunksional, që duhet të ofrojë teatër, kinema dhe bibliotekë.

Gurë-themeli për ndërtimin e këtij objekti u hodh më 28 nëntor të vitit 2014. 

Kryetarja e Tetoves - Teuta Arifi
Kryetarja e Tetoves – Teuta Arifi 28.11.19

Punimet zhvillohen shumë ngadalë dhe me shumë probleme të cilat Portalb i ka dokumentuar ndër vite.

 

Kostoja e fazës së parë për ndërtimin e objektit ishte projektuar në 13.5 milion euro ndërsa me fillimin e fazës së dytë dhe shpalljen e tenderit për rregullimin e brendshëm çmimi do të arrijë në 40 milion euro.

Projekti për ndërtimin e kësaj qendre të kulturës multi-funksionale është një prej projekteve kapitale të qeverisë së kaluar, i paraparë për t’u realizuar disa vite më parë. Me ndërtimin e kësaj qendre do të zgjidhet problemi hapësinor për më shumë institucione, si teatri, biblioteka, qendra e kulturës e të tjera, të cilat funksionojnë në një vend prej disa vitesh. Në pritje të realizimit të këtij projekti, aktiviteti kulturor dhe artistik zhvillohet në ambiente provizore dhe në kushte jashtë standardeve, ndërkaq Biblioteka që mban emrin “Koço Racin” mbetet e tepër e vogël, me pak libra dhe me kushte të këqia.

Foto 1. Platforma zgjedhore e Bashkimit Demokratik për Integrim, Zgjedhjet 2014 *faqe 297
Platforma zgjedhore e Bashkimit Demokratik për Integrim, Zgjedhjet 2014 *faqe 297

Premtimet:

Në Platformën zgjedhore të Bashkimit Demokratik për Integrim (2014) u tha se pritet të përfundojë në vitin 2016.

Hapja solemnte do të bëhet në 2017, tha ish drejtori i Shtëpisë së Kulturës, Haki Fazliu.

Lëshimi zyrtar i këtij objekti do të ndodh në vitin 2019tha Valmir Aziri, sekretar shtetëror i Ministrisës së Kulturës.

Ndërkaq sot e kemi premtimin më të ri, se do të hapet në vitin 2022.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button