Fletëarrest për vrasësin e Martin Neshkovskit

Ish pjesëtari i forcave speciale të Maqedonisë, Igor Spasov, i cili është dënuar me 14 vjet burg për vrasjen e Martin Neshkovskit, prej sot kërkohet me fletëarrest në territorin e Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.mk.

Zëdhënësi dhe gjykatësi në Gjykatën e Shtipit, Julijana Netkova ka informuar se kompetentët nga MPB dhe SPB Shtip i kanë informuar se Spasov prej të premten deri më sot nuk është gjendur në zonën e Komunës së Shtipit.

“Igor Spasov nuk është gjendur dhe nuk është i kapshëm për organet e përndjekjes. SPB Shtip e ka informuar Gjykatën se ai është i pakapshëm dhe është arratisur, për të cilën Gjykata menjëherë ka dhënë pajtueshmëri për shpalljen e fletërarrestit për gjetjen e tij brenda territorit të Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Netkova.

Ajo shtoi se nëse organet hetuese nuk e gjejnë në territorin e shtetit, atëherë, përsëri do të njoftohet Gjykata, e cila jep pajtueshmëri për shpalljen e fletëarrestit ndërkombëtar. Spasov është dënuar me 14 vjet burg për vrasjen e djaloshit Martin Neshkovski, në natën e festës së VMRO-DPMNE-së, pas fitores në zgjedhjet parlamentare. Dënimin me burg e mban që nga viti 2011, ndërkaq i është ndaluar prej vjet për shkak të problemeve shëndetësore. Ai do të duhej që të paraqitet në Burgun e Idrizovës më 18 tetor.

“Bomba” 29: Kur policia vret dhe hesht! (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button