TV udhëheqës nga Bullgaria ngatërroi kallamboq me thekën dhe bëri “sallatë maqedonase”

Në një  tekst të publikuar në ueb-faqen e gazetës bulgare “24 Часа“, Rosen Petrov, ish deputet, skenarist, ndërsa tani udhëheqës i emisionit për histori në onlajn televizionin bullgar “Bulgaria On Air“, ka shprehur një të pavërtetë në aspekt të temës së dhimbshme ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë- historinë, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Në kolumnën me titullin “Makron dhe maqedonasit – punë bullgare”, duke e shkruar në tone humoristike rreth temës për reaksionet pas refuzimit nga Franca, përkatësisht presidenti i saj Emanuel Makron, të lejojë datë të caktuar për fillim të negociatave për hyrje të Maqedonisë në BE, Petrov në mënyrë shoviniste akuzoi që “Maqedonasit janë duke e vjedhur historinë bullgare”, si dhe që historianët maqedonas (e ka fjalën për anëtarët e Komisionit të Përbashkët bullgar-maqedonas për çështje historike) dhe elita politika janë duke manifestuar “sjellje të pazakontë arrogante dhe primitive”.

Duke mos e komentuar “sqarimin” e tij që maqedonasit kanë qenë bullgar për shkak të asaj se i bëjnë keq njëri tjetrit, e që qenka karakteristikë bullgare, sulmet e këtilla të ashpra nga Petrovit do t’i përballim me faktet.

Teza e Petrovit është e vjetër shumë dekada, kurse e kanë ndarë dhe e ndajnë pjesë e madhe e politikanëve bullgar, shkencëtar dhe figura publike. Ajo thotë se maqedonasit kanë qenë dhe janë bullgar, ndërsa “ndarja” e tyre është produkt i disa faktorëve të cilët janë armiqësor ndaj Bullgarisë.

Mirëpo, të dhënat historike dhe historiografia nuk japin mbështetje për këtë tezë përjashtuese. Nga shumë botimet deri tani nga diplomatë maqedonas por edhe nga diplomatë të huaj, ta përmendim vetëm librin “Nyja Maqedonase” e Hans Llotar Shtepan, ambasadori i parë gjerman në Maqedoninë e pavarur, të cilët flasin për deklarim krejtësisht të qartë të popullatës dhe disa personazhe të shquara nga Maqedonia në shekullin 19 dhe 20.

Megjithatë edhe shumë pararendës të tij, diplomatë nga Gjermania, Rusia, Austro-Hungaria në shekujt 19 dhe 20 në raportet e tyre flasin për vetëpërcaktim si maqedonas.

Këtu do ta citojmë vetëm sllavistin dhe maqedonistin rus (përndryshe i lindur si bullgar) Petar Draganov, i cili në vitin 1990 porosit:

“A duhet rusët të gëzohen apo të ankohen në lidhje me atë që në Maqedoni popullata autoktone e vendit e ngrit zërin e vet që quhet me emrin e vet të lashtë maqedonas?Sipas mendimit tonë personal do të ishte e drejtë së paku moralisht të përkrahet ky fis i madh që flet të folme të veçantë sllovene dhe ka historinë e vet të vjetër, jo më pak interesante nga historia e bullgarëve dhe e serbëve…”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button