fbpx

Shqipëri, u zbardh vendimi që lehtësoi dënimin e Saimir Tahirit

Gjykata më në fund e ka zbardhur vendimin që dënoi me tre vite shërbim prove ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, njofton TCH.

Në vendimin e gjykatës, i cili ka qenë unanim nga të tre gjyqtarët, thuhet se; Gjykata, në vlerësimin tërësor të provave, krijon bindjen se edhe i pandehuri në procedim të lidhur Moisi Habilaj, të pandehurin Saimir Tahiri, e ka referuar të bashkëpunëtorët e vet dhe te personat e tjerë si një person të rëndësishëm me të cilin ka lidhje.

Por për sa kohë nuk vërtetohet dhënia e dhuratave dhe e shumave të parave të pandehurit dhe familjarëve të tij, si përfitime për mbështetjen e referuar, si dhe nuk provohet marrëveshja mes të pandehurit Saimir Tahiri dhe të paktën njërit prej të pandehurve në procedim të lidhur Moisi Habilaj etj…

Për të kryer veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe as identifikohen nga provat e administruara veprime konkrete të kryera nga i pandehuri Saimir Tahiri në kuadër të një marrëveshje për të ndihmuar grupin kriminal në ekzekutimin e episodeve konkrete në të cilat është sekuestruar lënda narkotike, në vlerësimin e kësaj gjykate nuk vërtetohet përtej çdo dyshimi të arsyeshëm bashkëpunimi dhe qenia e të pandehurit Saimir Tahiri pjesëmarrës dhe anëtar i këtij grupi kriminal sipas kuptimit të neneve 25 3 26 paragrafi i pestë në lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 33/a të Kodit penal.

Megjithatë, fusha e veprimtarisë shtetërore të të pandehurit Saimir Tahiri, në detyrën e Ministrit të Brendshëm lidhej pikërisht mes të tjerave me parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit veçanërisht të veprimtarisë së paligjshme të trafikimit të narkotikëve dhe të gjitha veprimtarive të tjera të paligjshme që lidhen me të, referuar legjislacionit përkatës.

Kjo është në një pjesë e arsyetimit që kanë bërë tre gjyqtarët të cilët kërkuan 3.4 vite burg për shpërdorim detyre për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe që më pas e konvertuan me tre vite shërbim prove.

Ky dënim shkaktoi reagime dhe një prej tyre ishte në parlamentin gjerman kur një nga deputetët e CDU tha se Shqipëria nuk mund të na hedhë hi syve me këtë dënim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button