Zhbogar: Është e logjikshme të anulohet Regjistrimi i Popullsisë

Ambasadori i Bashkimi Evropian në Maqedoninë e Veriut, Samuel Zhbogar ka vlerësuar se është e logjikshme të anulohet Regjistrimi i Popullsisë i 2020-s, pasi nuk duhet të ketë ndikim politik në të, transmeton Portalb.mk.

“Me caktimin e zgjedhjeve anulohet mbajtja e Regjistrimit, që është edhe e logjikshme, sepse në atë proces nuk duhet të ketë ndikim politik. Shpresoj se Regjistrimi do të realizohet deri në fund të këtij viti (2020) ose më vonë atëherë kur shtetet anëtare do ta realizojnë Regjistrimin. Përgatitjet teknike për realizimin janë bërë, dhe konsideroj se nuk ka pengesa që të miratohet në Parlament”, tha Zhbogari në ngjarjen e shënimit të “Ditës Evropiane të Statistikës”.

Kjo vjen pasi që me caktimin e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme për më 12 prill të 2020-s, nga Enti Shtetëror i Statistikave (EShS) vlerësuan se “është i pamundur realizimi i Regjistrimit paralelisht me zgjedhjet”. Nga ana tjetër, kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar takim me drejtorin e EShS-së për këtë javë, ndërkaq liderët partiakë, pas takimit në Vilën Vodno u shprehën të ndarë sa i takon asaj se a duhet Regjistrimi të anulohet, apo të realizohet paralelisht me zgjedhjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button