“Fajnenshëll Tajms”: Vetoja e Makronit është lidhur me problemin fundamental të BE-së

Presidenti francez, Emanues Makron ka bërë “gabim historik” me vendosjen e vetos për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por ky kundërshtim i Parisit në asnjë rast nuk është i lidhur me vlerësimin konkret për gjendjen në dy vendet-kandidate, por me problemin fundamental politik që Evropa nuk ka arritur ta zgjidh nga vitit 2004: përforcimi i mekanizmave të saj për integrim politik, vlerëson “Fajnenshëll Tajms”, njofton Portalb.mk.

“Qëndrimi i Francës është shumë i qartë: derisa Evropa nuk i përforcon mekanizmat për integrim politik, të domosdoshme janë integrimet evropiane, nuk duhet të ketë zgjerim të ri”, shkruan gazeta londineze.

Sipas “Fajnenshëll Tajms”, Franca do të mundet ta shfuqizojë veton për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, në këmbim për pranimin e propozimit të saj – në fushën e politikës së re dhe tatimeve në vend me konsensus, vendimet të miratohen me shumicë të kualifikuar.

Nëse pranohen kërkesat e Francës, sipas gazetës, më nuk do të ketë arsye që ta anulojë procesin e zgjerimit të BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button