Edicioni i XIII i “Skupifestival”, më të vlerësuarat shfaqjet nga Kosova, Bullgaria dhe Rusia (FOTO)

Dje, në Teatrin e Komedisë në Shkup u realizua mbrëmja e fundit e Festivalit Ndërkombëtar Teatror (FNT) “Skupifestival”. Edicioni i sivjetmë, i trembëdhjetë (XIII) me radhë, u përmbyll me shfaqjen “Gra para sulmit nervor”, transmeton Portalb.mk.

Në kudër të kësaj mbrëmje, juria e “Skupifestival” ka ndarë edhe çmimet për më të vlerësuarit.

Si shfaqja më e mirë u shpall “Karnavalet e Korçës”, nga autori Spiro Çomora, në regji të Altin Bashës, produksion i Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Shfaqja "Karnavalet e Korçës"
Shfaqja “Karnavalet e Korçës”

Megjithatë, zgjedhja e pasur dhe e larmishme e festivalit ka rezultuar në nevojën e jurisë për të veçuar edhe dy mirënjohje. Mirënjohja e dytë shkon për shfaqjen “Xhaxhai Vanja” nga Anton Çehovi, prodhim i Teatrit të Sofjes – Bullgari, në regji të Grigor Antonov, ndërkaq mirënjohja e tretë për shfaqjen “Perëndimi i vetmuar” të Teatrit rus “U Mosta” (në urë), për rolin e Valen të luajtur nga Vasily Skidanov.

Shfaqja “Xhaxhai Vanja"
Shfaqja “Xhaxhai Vanja”
Shfaqja “Perëndimi i vetmuar”
Shfaqja “Perëndimi i vetmuar”

Ndarja e çmimeve vjen pasi në skenën e Teatrit të Komedisë në Shkup, u prezantuan shfaqje nga Kosova – “Karnevalet e Korces”, Bullgaria – “Xhaxha Vanja”, nga Rusia –  “Perëndimi i vetmuar”, Sllovenia – “Grate e Ibsenit”, nga Serbia – “Kiri dhe Klodell”, nga Shqipëria – “Naten Ma” dhe nga Maqedonia e Veriut, “Gra para sulmit nervor”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button