Po, ka dalje!

Gabojmë nëse bllokimin francez të negociatave e trajtojmë si një instant nevojë të presidentit Makron, vetëm për përdorim të brendshëm. Një veto e tillë më nuk i përket më fushës së politikës (pa qoftë edhe e brendshme), e as logjikës elementare, pos një lloj aventure personale me pasoja katastrofale. Asnjë parametër nuk e justifikon atë përveç dëshirës për t’u bërë Zot, a në realitet nuk meritoni të jeni as njeri. Prandaj që këtu, nuk duhet të mashtrohemi që në muajt e ardhshëm do të ketë ndonjë dalje të shpejtë në favor të negociatave.

Vetoja e Makronit është mjaft zhgënjyese dhe vjen në një moment të vështirë, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por edhe për rajonin në tërësi, përfshirë Serbinë. Makron së pari bën thirrje për “thellim” para “zgjerimit”, çështje që është e qartë për të gjithë se kërkon shumë shumë vite, kurse re të zeza tashmë rrethojnë Ballkanin. Kurse këtu, edhe një pikë urrejtje mund të helmojë një det të mbushur me arsye. Makron thuajse drejtpërdrejti na thotë – pavarësisht se cilat janë flijimet e juaja të shtrenjta, Franca nuk ju dëshiron në UE! Ai tha qartë – anëtarësimi nuk duhet të jetë opsioni i vetëm për Ballkanin Perëndimor! Më qartë – shëndet, përveç nëse nuk keni investuar më shumë në stomak sesa në kokë.

Këtu janë të kota deklaratat ngushëlluese të Junkerit për “gabimin e madh historik” dhe se kjo do qenka e përkohshme. Ose të Tuskit se ai “ndihet i turpëruar”. Ose ngushëllimi i Gjusepe Kontes, se ai përsëri do të propozojë negociatat e anëtarësimit të këtyre dy shteteve të rifillojnë. Vetëm Solomon Pasi ka të drejtë kur thotë se “Putin ndoshta kishte hapur një shishe shampanjë” kur kishte dëgjuar për vendimin. Është e qartë nga qielli se nëse nuk ndërmerret diçka në rajon, dukshëm do t’u jepet forcë atyre opsioneve që kanë një pamje tjetër të orientimeve dhe përparësive.

Nga UE kemi vetëm do përkëdhelje mbi supe me shumë pak sinqeritet. Dhe kur kësaj t’i shtohet edhe ndikimi i krimit në rajon, atëherë fitojmë një figurë të tmerrshme që nga larg do t’i ngjason Makronit. Në Serbi tashmë kemi “përkohësisht” sistemet raketore ruse të sofistikuara “S-400” dhe “Pancir”, si dhe helikopterë Mi-35 dhe Mi-17. Pra, si dita është e qartë se disa fuqi të mëdha dëshirojnë që konflikti në rajon, që të arrijë disa nga qëllimet e tyre të rëndësishme në një pazar pas konfliktit. Mitchell këte e tha jo-zyrtarisht, kurse Pompeo zyrtarisht.

E kanë gabim ata që mendojnë se s’ka asnjë rrezik për Ballkanin, pasi NATO është shumë e pranishme, tani me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. E kaluara e afërt na mëson se është e mjaftueshme që të shfaqet vetëm një Millosheviq i ri që rajon të shkojë në ferr. A kjo nuk është aspak e vështirë në kushte të poshtërimit dhe injorimit evropian. Fakt që kërcënimet hibride janë gjithnjë e më të përhapura dhe ato do të vazhdojnë si të tilla, por kësaj here duket se nëse nuk bëhet diçka me ndihmën e miqve tanë, kristalomantia nuk parashikon një të ardhme të ndritshme për ne. 

Megjithatë, ka dalje!

Nuk mendoj se është mirë të vazhdojmë të tolerojmë poshtërime të mëtejme duke kërkuar mëshirë për fillim të negociatave. Kjo do t’i dobësonte edhe më shumë pozicionet tona, të cilat mund t’i përdorim për diçka shumë më të dobishme. Nëse insistojmë në vendim për bisedime, ka gjasa EU që duke ia ruaj nderin dhe fytyrën Makronit, të pajtohet, por me metodologji të re, e cila mund të na marrë të paktën dy deri në tre vjet vetëm për fillim të negociatave, plus mbi dhjetë vjet negociata sipas metodologjisë së re, a koha do të na shkelë. Këtu Mickoski, në vend që ta përjetoj humbjen e shtetit si sukses të tij, më mirë do të ishte të kërkojë thellë falje për marrëzitë historike të paraardhësit të tij Gruevski, i cili me atdhetarinë false dhe provokimet e tij ndaj Greqisë, lëshoi rastin të bëhemi anëtare e plotë e UE-së në vitin 2012, madje me referencën IRJM. Atëherë kemi pasur një pozicion të barabartë me Kroacinë, por i humbëm 20 vite të arta për shkak të këtij patrioti fejsbukian!

Tani kemi dy mundësi të cilat madje mund të shkrihen në një opsion të vetëm të dobishëm komplementar. E para është tregu i përbashkët në Ballkanin Perëndimor të gjashtë vendeve (një treg me 20 milion njerëz). Kurse e dyta është edhe më tërheqëse nëse kombinohet me të parën. Ky do të ishte integrimi para-politik i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Zonën Ekonomike Evropiane (European Economic Area – EEA). Kjo është pothuajse si një anëtarsi e plotë në tregun e UE-së nga të gjithë parametrat, përveç që shteti nuk merr pjesë në organet e UE-së dhe institucionet politike. Norvegjia dhe Islanda tani kanë një status të tillë. Norvegjia, popullata e së cilës ka refuzuar dy herë anëtarësimin në UE me referendum, funksionon në mënyrë të përsosur në tregun e përbashkët.

Marrëveshja për katër liritë (njerëzit, kapitalin, mallrat, shërbimet) që do të lidhej midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, por bashkërisht edhe me UE-në, dhe kjo do të mund të përshpejtonte dukshëm ritmin e zhvillimit ekonomik të vendeve dhe do t’i forconte kapacitetet konkurrente të kompanive të këtushme. Do të hapeshin shumë vende të reja pune, do të pakësohej shpërngulja, kurse standardi i jetesës dukshëm do të përmirësohej.

Ideja e një partneriteti të privilegjuar tashmë është bërë publike edhe nga eksperti gjerman Gerald Knaus i Iniciativës Evropiane të Stabilitetit, i cili ofron një mundësi paksa të ndryshme që do të favorizonte integrimin ekonomik. Mirëpo, partneriteti i privilegjuar vendet e Ballkanit Perëndimor do t’i bënte shtete të një kategori të dytë në klubin e UE-së, ndërsa anëtarësimi në EEA si zonë e përbashkët ekonomike do t’i trajtonte këta vende si partnerë ekonomikë të barabartë. Shtetet gjithashtu do t’i pranonin në mënyrë selektive ndihmat e UE-së në varësi të cilësisë së reformave që ata do t’i ndërmerrnin. Kjo do të përfshinte edhe subvencionet, mbrojtjen e konsumatorit, mjedisin, statistikat etj.

Duke vepruar kështu, reformat këtu do të ishin më dinamike, pa kushte dhe shantazhe, e pasi të stabilizohej situata brenda vetë Unionit, shtetet do të mund të fillonin negociatat që do të zgjasnin shumë më pak, pasi vendet e rajonit gjer atëherë do të bënin përparim të rëndësishëm në secilën fushë dhe në heshtje do t’u afroheshin standardeve të UE-së. Bisedimet atëherë do të ishin vetëm një formalitet e jo traumë. Por, këtu është me rëndësi që shtetet të koordinohen me njëra-tjetrën dhe disa të mos mendojnë se janë shumë përpara me negociata. Duke gjykuar nga Makron, malazezët duhet të kalojnë shumë vite në gjumë para sa ta shohin ëndrrën e vërtetë evropiane. Duhet punuar shumë, sepse në rastin tonë operacioni i ndarjes është shumë më i theksuar sesa operacioni i shumëzimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button