Problemi më i madh i ‘kryetarit’ në Tetovë (VIDEO)

Çe Team TV me mbështetje të Portalb-it, vazhdon me trajtimin e çështjes së mungesës së transportit publik në Tetovë. Ky mbase, tani për tani, duhet të jetë problemi më i madh i “kryetarit” tonë. 


Edhe pse qyteti i Tetovës me rrethinë ka mbi 100.000 mijë banorë, transporti publik ende mbetet një ndër premtimet e parealizuara për këtë komunë. Kryetarja Teuta Arifi për dy mandate me radhë premtoi se kjo çështje do të zgjidhet, por ende premtimet mbeten vetëm fjalë, e Tetova në rrugë nuk ka autobusë.

Madje, Komuna e Tetovës ende nuk ka aplikuar në Bankën Botërore për autobusët e transportit publik. Megjithatë, Komuna dy herë themelon ndërmarrjen për transport publik, por autobusë s’ka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button