Liverpool s’njeh humbje, e mundi Tottenhamin me përmbysje

Liverpool ende nuk po gjen një rival që ta thyejë në këtë sezon të Premier Leagues. Skuadra e drejtuar nga trajneri Jurgen Klopp mposhti Tottenhamin në Anfild me rezultatin 2-1 duke e çuar sërish në 6 pikë diferencën me Manchester City e vendit të dytë, një ndeshje kjo që u transmetua në platformën Digitalb. Fillimi i sfidës ishte perfekt për skuadrën e Pochettinos që gjeti golin e avantazhit që në minutën e 2 të sfidës me Harry Kane, transmeton Top Channel.

Por pas këtij goli, skuadra londineze humbi në fushën e lojës dhe Liverpool mori kontrollin e ndeshjes duke u hedhur në sulm për të barazuar rezultatin. Megjithatë The Reds e patën të vështirë që të gjenin golin e dëshiruar kjo për meritë të portierit Gazzaniga i cili bëri disa pritje vendimtare duke bërë të mundur që Tottenhami të shkojë në pushimin e ndeshjes me avantazhin 1-0. Rezistenca e gazzanigës u thye në fillimin e pjesës së dytë kur Jordan Henderson arriti të barazojë shifrat në 1-1.

Liverpool nuk e la me kaq, por në 15 minutat e fundit fitoi edhe një 11 metërsh që u shndërrua në gol nga Mohamed Salah duke përmbysur gjithçka dhe marrë kryesimin në rezultat 2-1

Në minutat e mbetura Tottenhemi bëri disa përpjekje për të evituar humbjen, por ishte shumë pak dhe Liverpooli me meritë të plotë fitoi këtë ndeshje 2-1.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button