Mbeturina urani të Gjermanisë drejt Rusisë

Mbeturina të uranit nga Gjermania dërgohen për ripasurim në Rusi. Para 10 vjetësh ka pasur protesta kundër kësaj praktike, e që atëherë urani mbeti në Europën Perëndimore. Pse riaktivizohen transporte të tilla?

“Ne menduam, se treni po udhëton drejt Francës, dhe u habitëm shumë kur morëm vesh, se transporti ishte planifikuar për të shkuar në Rusi”, tregon Udo Buchholz në bisedë me Deutsche Wellen për këtë zbulim që zuri kryetitujt e gazetave. Në gusht, aktivisti që ka një vend në Këshillin Bashkiak të qytetit Gronau si anëtar i “Listës Alternative të Gjelbër” (GAL) shkroi një letër tek Ministria e Ekonomisë e landit Renani Veriore-Vestfali (NRW) ku shtronte disa pyetje për repartet e pasurimit të uranit të firmës së Gronaut, Urenco. Në përgjigjen dhënë në shtator nënvizohet, se me një tren të posaçëm që është larguar në fund të korrikut nga repartet janë “dërguar afërisht 600 tonë UF6, uran i shfrytëzuar në Rusi për ripasurim.” Buchholz u habit, sepse transporte të tilla për në Rusi nuk ka pasur, dhe se nuk kishte informacione zyrtare për këtë, shkruan DW.

Urani i përpunuar: mbeturinë atomike apo “lëndë e vlefshme”?

Urani, të cilit i hiqen disa elementë kimikë, degradohet nga ky përpunim dhe merr emrin “uranhekzafluorid” është një substancë pluhuri radioaktive, që krijohet në procesin e djegies në centralet atomike. Në Gronau firma Urenco, ku pjesëtarë krahas firmave gjermane të energjisë janë edhe Britania e Madhe dhe Holanda, është një firmë që pasuron uranin që nga viti 1985. Edhe urani i përpunuar aty depozitohet në kontenierë nën qiell të hapur. Përpunimin e mëtejshëm të uranit e mori përsipër Rusia nga fillimi i viteve 90-të. Që atëherë deri në vitin 2010 janë dërguar drejt reparteve të pasurimit të tij në Ural dhe Siberi 30.000 tonë uran, sipas Buchholz.

Në këtë kontekst industria nuk flet për “mbeturinë atomike”, por “lëndë të vlefshme”. Këtë nocion përdor edhe koncerni atomik shtetëror rus, Rosatom. Urani i degraduar pas përpunimit dërgohet sërish në Gjermani, tha një zëdhënës i këtij koncerni për median ruse, RBC të mërkurën. Ministria e Ekonomisë të landit NRW nuk iu përgjigj kërkesës së Deutsche Welles dhe kërkon referimin tek Zyra Federale e Ekonomisë dhe Kontrollit të Eksporteve, BAFA. Përgjigje nuk pati deri të enjten as nga kjo zyrë (24.10) Edhe pyetjet tek Urenco mbetën pa përgjigje.

Protesta kundër transportit të uranit në Rusi

Kundërshtarët e energjisë atomike në Gjermani dhe Rusi protestojnë me vite kundër pasurimit të uraniumit dhe e kritikojnë transportin, sepse “uranhekzafluoridi” gjatë nxehjes shndërrohet në gaz dhe në kombinim me ujin në rast të një aksidenti mund të sjellë një reaksion kimik me lëndë acidi shumë helmuese. Edhe magazinimi i uranit në Rusi është kritikuar, sepse qëndron nën qiell të hapur, pak a shumë si në Gjermani. “E vërteta është, se urani i Urencos do të qëndrojë në territorin e firmave ruse, përveç gati 1 milion tonë mbeturinave atomike të prodhimit rus”, thotë Alexandra Koroleva për DW, themeluese e drejtuese e organizatës ambientaliste ruse, Ecodefense, që proteston kundër transporteve të tilla. Për shkak se në Rusi është e ndaluar të importosh mbeturina atomike, ata fshihen pas nocioneve si “lëndë strategjike”, apo “përpunim”, thotë ajo. Koroleva nën presionin e autoriteteve ruse duhej të kërkonte azil në Gjermani.

Alexandra Korolewa
Aleksandra Koroleva

Kush përpunon uranin duhet të mbajë mbeturinat atomike

Rashid Alimov nga organizata “Greenpeace” në Rusi beson, se paratë luajnë rol në këtë model biznesi. “Dërgimet në Rusi kanë të bëjnë me shmangjen e shpenzimeve të shtrenjta për industrinë atomike europianoperëndimore.” Në vitet e kaluara, urani nga Gronau u dërgua për përpunim në Francë. Kur këtë vit gjithnjë e më shumë trena lanë Gronaun, u mendua se ata sërish shkonin në Francë, dhe jo në një port holandez, prej nga ku vazhdon rruga me anije drejt Rusisë, thotë Udo Buchholz.

Që urani pas përpunimit si mbeturinë atomike mbetet në Rusi kjo është një praktikë e njohur, thotë kritiku i kësaj praktike. “Në skenën e firmave të pasurimit të uranit është një standard që repartet që  e pasurojnë uranin mbajnë edhe mbeturinat atomike”, thotë Buchholz. Kjo vlen edhe për Gronaun, prandaj ambientalistët kërkojnë jo vetëm ndalimin e transporteve të tilla, por edhe mbylljen e reparteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button