Tetovë, ndërroi jetë veteranja e arsimit, Lumturie Alili

Sot ka ndërruar jetë veteranja e arsimit, Lumturije Alili nga Tetova. Ajo u lind më 15.05.1956 në Tetovë.

Siç njoftojnë familjarët, pas një sëmundje të rëndë, arsimtarja e matematikës e cila tërë jetën dha mundin dhe përkushtimin e saj në shkollën “Istikball” në Tetovë dha frymën e fundit. Varrimi i së ndjerës do të bëhet nesër, e hënë (28.09.19) pas namazit të iqindisë.

“Iku e qetë, ashtu siç kishte natyrën e saj modeste duke na lënë kujtimet nga më të mirat dhe gjurmët e punës së saj të palodhur.” e kujtojnë familjarët.

Ngushëllime nga redaksia e Portalb-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button