Të shtëna në Teksas, kanë vdekur dy persona dhe 14 të tjerë dërgohen në spital

Policia në Greenville, Teksas, ka nisur një aksion për kapjen e një personi të armatosur i cili shtiu me armë zjarri në një ndejë mirëseardhjeje jashtë një kampusi shkollor, duke vrarë dy persona dhe duke dërguar në spital 14 të tjerë, ka thënë policia të dielën.

Ndeja mund të ketë qenë organizuar nga një vëllazëri e Universitetit “A&M University-Commerce” në Teksas, ndonëse ngjarja nuk ishte aprovuar nga shkolla, ka thënë zëvendësshefi i Policisë në kontenë Hunt, Buddy Oxford, raporton CNN.

Të shtënat kanë ndodhur rreth orës 5:45 të mëngjesit të sotëm në “The Party Venue”, hapësirë kjo e dedikuar për ndeja. Ndërkaq Greenville është qytet me 27,000 banorë, në afërsi të Dallasit, transmeton Koha.net.

Autoritetet fillimisht reaguan ndaj ankesave për vetura të parkuara përgjatë autostradës, ku ndodhet “The Party Venue”, ndërsa të shtënat nisën 15 minuta pasi policia kishte mbërritur në vend të ngjarjes.

Hetuesit ende nuk i kanë zbuluar motivet por janë në kërkim të një personi të vetëm të dyshuar për të shtënat, ka thënë zëvendësshefi i Policisë, Oxford.

Në atë vend gjendeshin rreth 750 persona në momentin kur policia kishte mbërritur.

Edhe Qendra Mjekësore Rajonale në Hunt ka konfirmuar se ka pranuar pacientë, por nuk ka ofruar numrin apo informacione për natyrën e lëndimeve të tyre. Qendra tjetër mjekësore “Medical City Plano” ka thënë se janë duke i trajtuar tre pacientë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button