Komuna e Kumanovës: Sistemi për ngrohjen e spitalit e ka shkaktuar ndotjen enorme të ajrit

Djegia e mazutit në sistemin për ngrohje të spitalit të Kumanovës është arsyeja për ndotjen enorme të ajrit në Kumanovë, thonë nga Komuna, transmeton Portalb.mk.

Stacioni matës për vëzhgim të ajrit ambiental në dhjetëra vitet e fundit është vendosur në oborr të spitalit, në afërsi të kazanit për ngrohje. Analiza e informatave të fituara nga stacioni matës, që e bën ministria përkatëse, tregon se majat kryesore të ndotjes janë si rezultat i djegies së derivatit fosil dhe të njëjtat janë në periudhë kur kazani për ngrohje të spitalit digjet, por pas një kohe të shkurtër stabilizohet gjendja e grimcave të dëmshme PM 2,5 dhe PM 10”, thuhet në kumtesën e Komunës.

Komuna kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që ta gazifikojë Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës.

“Dokumentacioni projektues për ndërtimin e rrugës së gazifikimit të Spitalit të Përgjithshëm të Qytetit është në fazë përfundimtare dhe është çështje ditësh kur do të zbatohet. Mbetet të shohim sa Ministria e Shëndetësisë do të ketë mirëkuptim për zgjidhjen e këtij problemi thelbësor dhe do të ndajë mjete të caktuara të cilat janë të nevojshme për instalimin, gjegjësisht riadaptimin e kazanit ngrohës të mazutit në gaz natyror”, thonë nga komuna.

Prej atje shtojmë se problemi është detektuar dhe se po ndërmerren masa përkatëse për zvogëlimin e ndotjes. Komuna mbrëmë filloi me spërkatje me ujë në ajër, që të ulet ndotja. Kjo vjen pasi që disa mbrëmje me radhë në qytet është regjistruar ndotje enorme, e cila ka arritur vlerën prej 1.850 mikrogramë në një metër kub, që është 35 herë më e madhe se e lejuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button