RMV, prej të enjten do të ndryshojë moti

Edhe sot është nxehtë. Por, qytetarët do të munden t’u gëzohen rrezeve të diellit edhe disa ditë, gjegjësisht deri të mërkurën. Pastaj, prej të enjten pritet që të ketë ndryshim të motit, gjegjësisht ulje të temperaturave, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPH), transmeton Portalb.mk.

Sipas tyre, koha sot do të jetë e nxehtë, me erë të lehtë në drejtim të veriut, ndërkaq temperaturat e mëngjesit kanë lëvizur prej 1 deri në 7 gradë celsius. Gjatë ditës temperaturat pritet të arrijnë deri në 29 gradë celsius.

Ata gjithashtu informojnë se deri të martën do të ketë diell dhe do të jetë ngrohtë, ndërkaq të mërkurën do të rritet niveli i mjegullave dhe temperatura ditore do të ulet për disa gradë.

Ndryshim të ndjeshëm të motit pritet të ketë të enjten, kur do të mbizotërojë moti i vranët dhe i ftohtë me reshje të shiut. Gjatë ditës pritet që të temperaturat të ulen edhe për 5 deri në 7 gradë celsius.

Ose, për në Shkup, pritet që të enjten temperatura ditore të jetë 12 gradë celsius.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button