Ministrja e komentoi raportin e fundit të “Duing Biznis” ku RMV shënoi regres

Nina Angelovska, Ministrja e financave e komentoi raportin e fundit të “Duing biznes”, Maqedonia e Veriut renditet në pozitën e 17-të, që nënkupton 7 vende më poshtë se vitin e kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Nuk është një rënie. Kjo varet nga mënyra se si e shihni dhe e interpretoni atë. Është mirë kur krahasohet të shihni të gjithë parametrat. Maqedonia e Veriut është akoma vendi më mirë i renditur në rajon. Nëse i shikoni të gjitha vendet e rajonit, ne jemi renditur më lart nga të gjithë”, deklaroi Angelovska.

Ajo arriti të krahason Maqedoninë e Veriut edhe me vendet e Bashkimit Evropian, por jo edhe me Maqedoninë e Veriut nga raporti i mëparshëm.

“Nga ana tjetër, krahasuar me anëtarët e BE-së, 24 vende janë poshtë nesh. Prandaj ne nuk mund të flasim për një rënie. Nëse e shikojmë listën, do të shohim se sa vende të zhvilluara janë prapa Maqedonisë së Veriut. Rezultatet tregojnë se ne jemi udhëheqës në rajon dhe në Evropë në drejtim të krijimit dhe drejtimit të një biznesi”, tha Angelovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button