Mos harroni, sonte ora ndryshon dhe kjo mund të jetë hera e fundit

Është përsëri ajo kohë e vitit… Kur ora shkon 60 minuta pas dhe u jep mundësi të gjithëve të flenë edhe një orë më tepër. Si çdo vit, e diela e fundit e tetorit është koha kur ora shkon 60 minuta mbrapa. Që nga nesër, netët do të zgjasin më tepër, ndërsa ditët bëhen edhe më të shkurtra.

Këtë të diel akrepat e orës do të ndryshojnë, duke u kthyer pas me 60 minuta. Ndryshimi ndodh duke u gdhirë e diela, në orën 03:00 të mëngjesit, e cila do të jetë ora 02.00, transmeton Revista Class.

Për vendet e Bashkimit Europian, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin çast. Ky fenomen ndodh dy herë në vit: në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit, kohë kur ora shkon 60 minuta para.

Kjo ndoshta mund të jetë hera e fundit që ora ndryshohet. Pas shumë dekadash, Bashkimi Europian pritet që të marrë një vendim historik për mosndryshimin e orës dimërore.

Ndryshimi i orës në Europë ka nisur vite më parë dhe është jo i njëtrajtshëm. Ajo filloi të përgjithësohej nga viti 1974. Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj evropian në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet.

Në fillim të këtij viti u mësua se ndryshimet sezonale të orës mund t’i mbeten së shkuarës. Në Parlamentin e BE-së në maj, eurodeputetët votuan për shfuqizimin e ndryshimit. Pritet që në marsin e vitit 2020 ta ndërrojmë orën për herë të fundit dhe të rrimë me atë kohë në të ardhmen, pa u kthyer përsëri në tetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button