E pabesueshme, ky është parkingu më i veçantë

Hong Kong është një kapital global financiar. Por gjithashtu është një vend ku mund të jetë më e kushtueshme për të mbajtur një makinë se sa të blesh një shtëpi, transmeton OraNews.

Një hapësirë parkimi prej 135 metrash katrorë është shitur nga një biznesmen për 969.000 dollarë. Hapësira e parkimit u shit më 24 tetor nga biznesmeni Johnny Cheung ndërsa identiteti i blerësit nuk dihet ende.

Hapësira është përpara The Center, një kullë 79 katëshe në lagjen qendrore në Hong Kong.

Kompanitë si DBS Bank dhe firma ligjore Robertsons Solicitors kanë zyrat e tyre atje.

Cheung e kishte në pronësi katër nga 400 hapësirë për parkim në dispozicion në The Center. Ai i kishte shitur më parë 3 të tjerat ndërsa tani bëri edhe shitjen e fundit.

Hong Kong është një nga ishujt me popullsinë më të dendur në botë.

Mbajtësi i rekordit të mëparshëm ishte një hapësirë parkimi para një blloku apartamentesh luksoze Kowloon që u shit në 2018 për 760.000 dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button