Blegtorët në marsh protestues, reagoi Ministria

Ministria për bujqësi, pylltari dhe ekonomi ujore nëpërmjet komunikatës me shkrim është përgjigjur në kërkesat e blegtorëve të cilët sot organizuan protestë para Qeverisë, transmeton Nova.

“Me kërkesë dhe në konsultim me blegtorët, këto ditë Qeveria ka marrë vendim për subvencion plotësues të ri për qengj të dorëzuar në shumë prej 400 denarë, me qëllim të zvogëlohen humbjet e rritësve të dhenve për shkak të çmimit të ulët për blerje” shkruan në komunikatën në të cilën gjithashtu thuhet që për dy ditë janë paguar gjithsej 195 milionë denarë për subvencionin plotësues nga 5 denarë për një kilogram arpë orizi dhe për subvencionin për qumësht të dorëzuar, para të cilat drejtpërsëdrejti janë transferuar në llogaritë e gjithsej 7.872 bujqve.

“Sipas dinamikës së pagesës, janë duke u përgatitur zgjidhjet për pagesë të subvencionit për grurë të grumbulluar me prodhim të vendit nga soji i vitit 2018, për çka në rebalancin janë projektuar 40 milionë denarë. Menjëherë pastaj, vijon pagesa e subvencioneve për kultura të dorëzuara kopshtare, domate dhe molla të dorëzuara, subvencione me kultura bujqësore dhe kopshtare, plantacione pemësh dhe vreshtash, si dhe për grykë bagëtie. Me rebalancin janë projektuar edhe 40 milionë denarë për subvencione për derr të therur si parandalim nga paraqitja e sëmundjes së murtajës afrikane të derrit.

Përgjithësisht, me rebalancin e buxhetit, janë siguruar 915 milionë denarë shtesë për masa plotësuese të cilat do t’i fitojnë bujqit për lloje të ndryshme produktesh. Me këtë shumë përkrahja financiare për bujqësinë këtë vit shkon deri 7 miliardë denarë, para të cilat drejtpërsëdrejti kthehen te bujqit për t’i investuar në prodhimtari të re.

Deri më tash nga 1 qershor 2017 për masat nga Programi për bujqësi dhe zhvillim rural, janë paguar mbi 19,3 miliardë denarë ose 314,5 milionë euro, në bazë të pagesave rrjedhëse dhe borxheve të mbetura nga vitet e kaluara 2013, 2014 dhe 2015, të cilat pushteti i kaluar nuk i ka servisuar me kohë” thonë nga Ministria për bujqësi.

Ministria për bujqësi, pylltari dhe ekonomi ujore nëpërmjet komunikatës me shkrim është përgjigjur në kërkesat e blegtorëve të cilët sot organizuan protestë para Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button