Rezultate befasuese në ndeshjen e Juventusit dhe Interit

Juventusi dhe Interi, dy ekipet që renditen në krye të tabelës, sot kanë zhvilluar ndeshjen e radhës kundër Leçes, gjegjësisht Parmës, transmeton Portalb.mk.

Të dy ekipet dështuan, edhe Juventusi edhe Interi arritën të marrin vetëm nga një pikë, përkundër se luanin kundër ekipeve të dobëta.

Lecce ka surprizuar Juventusin duke e ndalur në barazim 1-1, ku fillimisht për Juventusin Dybala u tregua i saktë dhe më pas për Lecce Mancosu barazoi shifrat në 1-1, të dy përmes penalltive.

Interi ka barazuar rezultatin në 2-2 me anë të Romelu Lukakut. Goli u akordua pas 3 minutash pasi ishte rast i dyshimte dhe fillimisht anësori kishte ngritur flamurin për pozicion. Përndryshe, Interi ishte duke humbur në ato momente me rezultat 1-2.

Kështu Interi nuk e shfrytëzoi këtë mundësi të mirë për të kaluar në krye të tabelës, pozitë që e mban Juventusi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button