Kop: Jemi të zhgënjyer, Holanda konsideron që RMV është e gatshme për fillim të negociatave me BE-në

Holanda konsideron që Maqedonia e Veriut është e përgatitur për të filluar negociatat për hyrje në BE, pavarësisht mendimeve tjera brenda në BE, në të cilat Maqedonia nuk mund të ndikojë. Ambasadori holandez në Maqedoni Dirk Jan Kop për SDK ka deklaruar që “Holanda është për atë Maqedonisë së Veriut t’i jepet datë për fillim të negociatave për aderim në Bashkimin Evropian”.

“Pikërisht për atë jemi të zhgënjyer që Këshilli Evropian nuk ia doli të jep datën. Gjithsesi, qëllimi dhe mesazhi jonë, qëllimi dhe projekti jonë ngelin të njëjta: të përafrohet Maqedonia e Veriut gjithnjë e më afër BE-së dhe në moment të caktuar dhe të anëtarësohet në të. Jam i bindur që ai moment nuk është tepër larg. Nëse asgjë tjetër, ky prolongim kohor sugjeron që duhet t’i dyfishojmë përpjekjet tona për ta përgatitur Maqedoninë e Veriut edhe më tepër. Reformat duhet patjetër të vazhdojnë dhe për më tepër duhet të shndërrohen nga qëllime të mira dhe legjislacion i shëndoshë në praktikë të mirëfilltë në terren. Në këtë proces, Maqedonia e Veriut është pjesëmarrës dhe partner aktiv, se pari dhe në esencë për ta përmirësuar jetën e qytetarëve të saj”, thotë ambasadori Kop.

Sa i përket procesit për ndryshime të brendshme në BE për metodologjinë e anëtarësimit të cilën e propozon Franca, Kop thotë që “megjithëse ky nuk është vendi për t’u diskutuar vlera e planit të Francës, është e qartë se ky është proces në të cilin Maqedonia mund të jetë vetëm vëzhgues, jo edhe pjesëmarrës aktiv“.

“Prandaj, pozita jonë mbetet që Maqedonia e Veriut është e gatshme për të filluar negociatat për anëtarësim në BE pavarësisht mendimeve tjera brenda në BE, të cilat nuk janë nën kontroll të saj”, deklaroi ambasadori Kop për SAKAMDAKAZHAM.MK.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button