Ballkanit Perëndimor në vend të anëtarësisë i ofrohet formim i zonës së lirë Evropiane ekonomike

Mbrapa perdeve në Bruksel, ka filluar të qarkullojë një ide për tejkalim të frustracioneve aktuale nga qëndrimi i Makronit, i cili e lëshoi ndalesën në rrugën drejt BE-së për vendet nga Ballkani Perëndimor. Në vend të anëtarësisë së plotë në BE sipas propozimit aktual për kompromis, gjashtë vendeve nga Ballkani Perëndimor duhet t’u ofrohet krijim i Zonës së Lirë Ekonomike (ЕЕА), transmeton Portalb.mk.

BE-ja duhet t’u ofrojë gjashtë kombeve të Ballkanit Perëndimor mundësi për anëtarësim në tregun e saj, sikur për Norvegjinë dhe Islandën. Kjo donë të thotë që duhet të bëhet reformim radikal i metodologjisë për vlerësim të progresit, thuhet të propozimin e Iniciativës Evropiane për stabilitet.

ЕЕА i përfshin të gjitha fushat kryesore që janë të rëndësishme për investitorët potencial. I përcakton standardet evropiane. Dërgon sinjal të fort te qytetarët që, në fund, do të tejkalohen kufijtë dhe izolimi. BE-ja duhet t’i zmadhojë resurset për Ballkanin Perëndimor për ta bërë krejt këtë më tërheqëse. Sipas propozimit, kjo dhe t’i ndihmojë BE-së ta vërtetojë ndikimin në rajon që bashkërisht ka më pak se gjysma e BPV-së së Rumanisë dhe është i rrethuar me vende anëtare të BE-së.

Ky relacion nuk garanton anëtarësim në të ardhmen, por gjithashtu kjo ofertë për partneritet të këtillë nuk duhet ta përjashtojë anëtarësimin e ardhshëm drejt BE-së kur ajo do të jetë e gatshme për këtë.

Lënia e këtillë e derës së hapur për ndonjë të ardhme i bën më të besueshme të gjitha debatet e ardhshme për anëtarësim. Sipas propozimit kjo qasje nuk duhet t’i ndëshkojë Serbinë dhe Malin e Zi të cilat tash më janë në proces të negociatave. Çdo progres që ata e kanë arritur deri tani donë të thotë që ato janë më afër hyrjes. Propozimi gjithashtu nuk i përjashton Shqipërinë, Maqedoninë ose Bosnje e Hercegovinën ndërsa mund të hapet edhe për Kosovën, si status neutral për t’u siguruar konvergjencë me fqinjët, duke përfshirë edhe me Serbinë. Propozimi siç thuhet në dokument e shmang ndarjen e rajonit nga e cila druan Makron. Të gjitha vendet fitojnë mundësi të njëjtë. Progresi vendoset në bazë të reformave, e matur sipas standardeve të njëjta

Në fillim të vitit 2020, Komisioni Evropian dhe vendet-anëtare duhet bashkërisht të përpilojnë udhërrëfyes me kërkesat kryesore në sektorët kryesor të cilat sot Norvegjia dhe Islanda i plotësojnë. Në vend të “hapjes së kapitujve”, gjashtë vendeve do t’u ofrohen udhërrëfyes gjithëpërfshirës publik. Progresi rregullisht vlerësohet dhe në mënyrë objektive në të gjitha vendet, më së mirë në ekipe të përbashkëta ekspertësh, të udhëhequr nga Komisioni Evropian, por duke përfshirë edhe ekspertë për vendet anëtare.

Këto dy institucionet duhet të bashkëpunojnë që në mënyrë të detajuar ta vlerësojnë progresin dhe të flasin në një zë, thuhet në propozimin për kompromis. Gjithë procesi duhet të prezantohet në publik si garë: Serbia mund t’u demonstrojë të gjithëve që me të vërtetë ka administratën më të mirë në rajon; Kosova mund ta arrijë Serbinë në një fushë; Maqedonia dhe Shqipëria mund të garojnë për plotësim të standardeve në mjedisin jetësor. Kjo do të shpie në progres të shëndoshë dhe produktiv, thotë propozimi për kompromis që zyrtarisht në tryezë parashihet ta ofrojnë dy kryesitë e IE për 2020, kroate dhe gjermane.

Aktvendimi duhet ta rrit ndikimin e BE-së. Me përcaktim dhe zbatim të rregullave në tregun e vetëm, ndikimi i aktorëve të jashtëm, Kina dhe Rusia, do t’i nënshtrohet restrikcioneve të njëjta në Ballkanin Perëndimor si dhe në BE. Tërë formula duhet të kombinohet me kombinohet me shpërblime financiare: “më shumë për më tepër”, grant dhe investime për vende të cilat përparojnë mirë në reformat administrative dhe juridike në cilin do sektor, të vlerësuar në mënyrë objektive. Donatorët bilateral gjithashtu mund t’i shpërblejnë performancat në këtë mënyrë.

Kjo do të kërkojë reforma të besueshme për sundimin e të drejtës. Vendet që i shkelin të drejtat themelore të njeriut ose u kërcënohen fqinjëve të tyre mund të jenë të përjashtuar ose të suspenduar – që duhet të përgjigjet në kërkesën për reverzibilitet që e vendosi Makroni. Ky proces duhet të vendoset mbi tryezë në samitin në Zagreb në maj të vitit 2020 në të cilin do të jenë gjashtë vendet nga Ballkani Perëndimor.

Sapo të bëhet progresi i Ballkanit bëhet i dukshëm në këtë arranzhman, popullariteti i aderimit mund të rritet, parasheh Iniciativa Evropiane për stabilitet.

Rrënimi i politikës aktuale për aderim është kërcënim për ndikimin e BE-së, në rajon kritik, në moment kritik të pasigurisë globale. Kjo ishte shumë e padrejtë ndaj Qeverisë në Shkup mirëpo, kjo mund të jetë mundësi për diçka më të vërtetë, më të drejtë dhe më transformuese, thuhet në këtë propozim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button