Albin Kurti në Tiranë: Tirana si shtëpia ime, BE e Ballkani i duhen njëri tjetrit

Në Tiranë mbahet sot samiti i paqes për Evropën Juglindore. Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti e nisi fjalimin e tij duke i uruar mirëseardhjen të ftuarve pasi në Tiranë ndihej si në shtëpinë e tij,  ashtu si në Prishtinë, transmeton OraNews.

Albin Kurti: “Edhe unë jam këtu si mysafir në samitin e paqes por ndihem si në shtëpi edhe këtu në Tiranë,  si në Prishtinë, prandaj mirësekeni ardhur dhe mirëse gjejmë njëri tjetrin në këtë takim shumë të rëndësishëm”

Kjo u shoqërua me një duartrokitje nga të ftuarit. Kurti e quajti takimin të rëndësishëm dhe nënvizoi bashkimin për paqe.

Albin Kurti: “Them takim shumë i rëndësishëm sepse këtu njerëzit bëhen bashkë për paqe dhe bashkimi për paqe është kushti për paqe të qëndrueshme.  Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për ide që na udhëheqim dhe ide që na bëjnë bashkë.  Ndër rreziqet më të mëdha të njerëzimit është përcarja e samite të këtilla që i bëjnë bashkë njerëzit janë tepër të vlefshme. Republika e Kosovës,Shqipëria, dhe vende të tjera në Ballkan duan të anëtarësohen në BE. Këtu vlerat e përbashkëta dhe interesi ynë i përbashkët duhet të bëhet sa më aktiv në mënyrë që paqja dhe siguria afatgjatë të jenë pasoja të drejtëpërdrejta të zhvillimit të drejtësisë dhe demokracisë të cilët duhet të ndërtojmë edhe brenda dhe në marrëdhënie të shteteve me njera tjetrën.”

Kreu i Vetëvendosjes kishte dhe një apel për BE.

Albin Kurti: Përveç fqinjësisë së mirë që vendet e Ballkanit kanë nevojë, integrimit të sigurtë në BE, me këtë rast duhet të ndryshojë jo vetëm rajoni por dhe BE sepse Ballkani Perëndimor dhe BE janë shumë të rëndësishëm për njëri tjetrin. Brenda shteteve tona duhet të luftojmë varfërinë, pabarazinë dhe padrejtësinë. Prandaj është e domosdoshme të jemi bashkë në kundërshtimin e varfërisë padrejtësisë e pabarazisë.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button