Freiburgut i ndalohen ndeshjet natën për këtë arsye

Tifozët e futbollit janë të bindur se një atmosferë e zjarrtë në tribuna, ndihmon ekipin e tyre.

Dhe kjo atmosferë më së miri krijohet në orët e mbrëmjes. Megjithatë, ekipi i Bundesligës, Freiburg, mori tronditje në fillim të kësaj jave kur iu bë me dije lajmi se nuk do të lejohet që ndeshjet t’i zhvillojë natën në stadiumin e ri me vlerë prej 80 milionë eurosh, për shkak të zhurmës së madhe që do të shqetësonte banorët përreth, shkruan sot Koha Ditore.

Vendimi i gjykatës administrative vë në pah se Freiburgut i ndalohet t’i luajë ndeshjet në stadiumin e ri pas orës 20:00. Bazuar në vendimin, shokues për klubin, Freiburgut po ashtu i ndalohet të luajë të dielën para orës 15:00.

Presidenti i Freiburgut, Oliver Leki, ka thënë se klubi ka mbetur i shokuar me verdiktin e nxjerr nga gjykata administrative.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button