Xhaferi në Tiranë: Gjithmonë ka qenë lehtë të zgjohen kuçedrat dhe të vlojë kazani i quajtur Ballkan

Talat Xhaferi, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, mori pjesë në Samitin për Paqe që po zhvillohet në Tiranë, transmeton Portalb.mk.

“Rruajtja e paqes dhe sigurimi i kushteve të dinjitetshme për jetë, është obligim dhe e drejtë e çdo njeriu. Evropa juglindore ka një histori turbulente që nuk le indiferent askënd. Gjithmonë ka pasur antagonizma dhe përçarje, gjithmonë ka qenë lehtë të zgjohen kuçedrat dhe të vlojë kazani i quajtur Ballkan. Ngadalë, por sigurt po kalohen këto simptome të dëmshme, fjalori i urrejtjes zëvendësohet me fjalorin bashkëkohor të dialogut civilizues dhe vizionar”, deklaroi Xhaferri.

Xhaferi në fjalimin e tij u ndal për pamundësinë e hapjes së negociatave për anëtarësim në BE, duke e llogaritur si padrejtësi.

“Na është bërë padrejtësi, por nuk guxojmë të humbim shpresë dhe duhet të ndjekim rrugën e njëjtë të përmbushjes së kritereve, gjegjësisht bërjes së reformave”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button