Pendarovski në Tiranë: Paqja fillon në shtëpi

Stevo Pendarovki, Presidenti i Maqedonisë së Veriut mori pjesë në Samitin e paqes për Evropën Juglindore që po mbahet në Tiranë, transmeton Potralb.mk.

“Mungesa e caktimi të datës për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, problemi me vizat e Kosovës, ka potencial për të minuar mbështetjen për vlerat evropian”, deklaroi Pendarovski. Sipas tij, ‘nuk ka konferencë e takime ku nuk flasim për stabilitetin dhe bashkëpunimi ne rajon”.

Sipas Pendarovskit, stabiliteti në çdo shtet varet më shumë nga përmbushja e nevojave të qytetarëve.

“Jam i bindur që rreziku nga stabiliteti fillon nga shtëpia jonë, ku institucionet nuk i plotësojnë nevojat e qytetareve. Gjatë viteve vendi jonë është peng i oligarkëve. Ka ende praktika të këtilla brenda elitës dhe administratës”, deklaroi Pendarovski.

Pendarovski falënderoi vendet evropiane që kontribuuan në çdo projekt për arritjen e stabilitetit në rajon.

“Në të kaluarën ne u përballem me krizën e lidershipit. Nuk ka asnjë projekt paqe që është projekt autentik, pa pjesëmarrjen e ndërkombëtarëve. Gjithë këto marrëveshje janë me ndërkombëtarët. Sot kemi elita politike në rajon që kanë kapacitet, por vala e populizmit në Evropë ende po gjen një vend ku mund të ritet në Ballkan”, deklaroi Pendarovski.

Presidenti Pendarovski premtoi se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë në rrugë euroatlantike.

“Angazhimi për rrugë euroatlantike, është rruga e vetme, pa alternative. Dua të falënderoj liderët evropianë për të filluar tentativën për negociata. Si një shtet, pavarësisht zhvillimeve të fundit, pikësynim është të fillojmë negociatat me BE-në”, deklaroi Pendarovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button