Behgjet Pacolli sqaroi atë që ndodhi mes tij dhe Adem Mikullovcit

Aktori dhe veprimtari i njohur nga gjithë gjeneratat, Adem Mikullovci ka folur për një rast në Prishtinë ku nuk është ndjerë mirë nga Behgjet Pacolli, transmeton Portalb.mk.

Ai në atë rast ishte ndjerë i nënvlerësuar e i anashkaluar nga Pacolli, pasi Mikullovci e kishte përshëndetur Pacollin derisa ishin afër, ndërsa ky i fundit e kishte anashkaluar.

“ Një ditë duke kaluar nga hoteli i tij e pashë Behgjet Pacollin, dhe i thashë mirëdita, ai veq shikoi okolla, as nuk më pa. Po s’më sheh, s’ekzistoj për të” tregon Mikullovci, parafrazon Pacolli.

Menjëherë ka reaguar Pacolli përmes Facebook, duke u sqaruar e arsyetuar se nuk e ka pa në atë moment.

“Baca Adem unë ty të respektoj dhe të garantoj që nuk të kam parë. Nuk është në kulturën time të mos respektoj apo përshendes njerëzit e sidomos ju, deri sa kam pasur dhe kam shumë respekt. Kështu që më duhet të ju them se paragonizmi i cekur më lartë nuk më përket mua.”, tha Pacolli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button