Qyteti më i shtrenjtë në botë

Nëse dëshironi të kurseni para jashtë, mendoni dy herë para se të vizitoni Hong Kongun. Zyrtarisht ajo është qyteti më i shtrenjtë në botë.

Mercer, kompania për resurse njerëzore, për të përcaktuar cili është qyteti më i shtrenjtë në botë, ka studiuar disa faktorë: shpenzimet për akomodim, udhëtimi, ushqimi, veshja dhe argëtimi.

Në të gjithë këto kategori, e para doli Hong Kongu. Ky qytet për dy vjet me rend gjendet në qytetet më të shtrenjta në botë.

Qyteti i dytë më i shtrenjtë sipas parametrave është Tokio, ndërsa i treti Singapori.

Ndërsa Top10 qytetet më të pasura bazuar në GDP janë: Tokio, Nju Jorku, Los Anxhelosi, Seuli, Londra, Parisi, Osaka, Çikago, Moska dhe Shangai.

Top 10 qytetet më të pasura bazuar në pasurinë private janë: Nju Jorku, Londra, Tokio, Kalifornia, Pekin, Shangai, Los Anxhelosi, Hong Kongu, Sidnei dhe Singapori.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button