Detaje të aksionit “Ushqe 10 000” që do të zhvillohet sot në 19 vende

Rastet e vërteta sociale, që përballen me mungesë të ushqimit, do të mund të kenë dobi nga aksioni humanitar”Ushqe 10.000”, që organizohet nga Asociacioni “Të gjithë të ngopur”dhe do të zhvillohet sot në disa vende të Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Qëllimi i këtij aksioni është të sensibilizohen gjithë qytetarët duke kontribuar në forma të ndryshme sot në 19 vende në Shkup, Veles, Manastir, Shtip, Koçan dhe Gjevgjeli.

Ushqimi preferohet të jetë i qëndrueshëm: kripë, sheqer, miell, pasta, vaj për gatim, bizele, peshk të konservuar, supë pule, biskota, keçap, thjerrëza, pemë dhe perime të konservuara.

Aksioni do të zgjatë deri në ora 18:00. Planifikohet që deri në atë kohë të mbledhin 10 tonë ushqim që do të shpërndahen te 10 mijë qytetarët në nevojë, përkundër asaj se Enti shtetëror për statistika deklaron se probleme me sigurimin e ushqimit kanë rreth 445 mijë qytetarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button