Mjegulla në Durrës “mban peng” anijen, sirenat jehojnë në gjithë qytetin

Një mjegull e dendur që ka mbuluar sot qytetin e Durrësit ka krijuar vështirësi edhe në ankorimin në port të anijes turistike ”Sirena” me 670 turistë të huaj që ndodheshin në bordin e saj.

Me ndihmën e rimorkiatorit, ”Sirena”, anija turistike me gjatësi 180 metra u bregëzua, transmeton TopChannel.

Ajo po kryen një udhëtim në disa qytete turistike të detit Mesdhe dhe mbërriti në Durrës pas vizitës në Kotorr të Malit të Zi. Në mbrëmje, pas një qëndrimi 12 orësh qëndrimi, ku është parashikuar që turistët të vizitojnë qytetet e Tiranës, Krujës dhe Durrësit, kroçera do të vijojë lundrimin drejt portit të Argostolit në Greqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button