Rrjeta për mjegull që e shndërron ajrin në ujë të pijshëm (VIDEO)

Përmes këtyre rrjetave, të ideuar nga Fondacioni Creating Water Foundation nga Peru fitohet ujë i pijshëm për njerëzit që kanë mungesë të ujit të pijshëm.

Uji krijohet përmes këtyre rrjetave për mjegull, të cilat arrijnë të shndërrojnë ujin e gaztë (që gjendet në përqindje të vogël në ajër) në ujë të lëngët, proces i cili njihet si kondenzim (lëngëzim).

Fondacioni këto rrjeta i ka vendosur në pjesën bregdetare të Perusë, ku era e fort arrin të bartë mjegullën deri të rrjeta.

Pikat e ujit të fituara në rrjetë gjatë procesit të kondenzimit, do të grumbullohen në enën e vendosur në pjesën e poshtme të rrjetit, duke arritur të krijohen deri 10 mijë litra ujë në ditë.

Pikërisht ky ujë do të shfrytëzohet nga banorët lokal për pije, të cilët përkujdesen për mirëmbajtjen e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button