Të rralla janë këto skena (VIDEO)

Një ari cirku u egërua aq shumë saqë sulmoi trajnerin duke e rrëzuar në tokë, pasi ky i fundit e detyroi atë të veprojë si një njeri.

Fëmijët e ulur vetëm disa metra larg dhe pa pengesa mbrojtëse, filluan të bërtasin, ndërsa një punonjës tjetër i cirkut e shkelmoi arin për ta larguar nga rtajneri.

Bisha 270 kilogramëshe u ndalua me një pajisje elektrike, pasi publiku u largua për në daljen e vetme që kishte cirku. Nga sulmi trajneri mbeti i plagosur, por nuk ka të dhëna ende për gjendjen e tij shëndetësore.

Një nënë që e filmoi skenën shqetësuese në qytetin Olonets të Rusisë, tha: “Gjunjët e mi po dridhen akoma. Unë u trondita që nuk kishte asnjë pengesë për sigurinë e spektatorëve, duke pasur parasysh madhësinë e ariut”.

Një prind tjetër tha: “Spektatorët nxituan jashtë në panik, duke më përfshirë edhe mua”.

Një tjetër shtoi: “Në fillim, për disa sekonda, ndërsa filmoja ngjarjen, të gjithë menduan se ishte një skenar. Por kur asistenti filloi të godasë ariun dhe mjetin elektrik për t’a ndaluar atë, filloi paniku. Njerëzit u ngritën dhe vrapuan për në dalje”.

<iframe allowfullscreen frameborder=”0″ width=”698″ height=”573″ scrolling=”no” id=”molvideoplayer” title=”MailOnline Embed Player” src=”https://www.dailymail.co.uk/embed/video/2034104.html”></iframe>

Edhe pasi ariut iu dha një goditje elektrike ai nuk u rrëzua menjëherë, por vraponte i tërbuar duke i tmerruar kështu të pranishmit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button