“Dialogu i Ohrit” vendtakim i politikanëve për çështjet e Maqedonisë së Veriut

“Dialogu i Ohrit” është konferenca që po mbahet në qytetin jugor të Maqedonisë së Veriut, ku mori pjesë edhe presidenti Stevo Pendarovski, transmeton Portalb.mk.

Pendarovski theksoi se alternativa e vetme për RMV-në është NATO dhe BE. Ai ndërkohë u takua me Aleksander Bershbou, Dejmon Uillson, Mark Lejti, Xhorxh Bazbi dhe Aleksandro Minuto-Rizo, përfaqësues të lartë të NATO-s.

“Rruga deri te Aleanca është para përfundimit. Duke u bërë anëtari i 30 –të i NATO-s, do të jetë e garantuar siguria e Maqedonisë së Veriut”, tha Pendarovski.

Pjesëmarrësit e kësaj konferencë vlerësojnë se integrimet euroatlantike krijojnë siguri për bizneset vendore, me qëllim adaptimin e lehtë dhe integrimin e shpejtë në proceset në të cilat janë të përfshira anëtaret e NATO-s dhe BE-së.

Përveç presidentit Pendarovski, në konferencë morën pjesë edhe zv.kryeministri Koç Angjushev, ministri Damjan Mançevski dhe Kreshnik Bekteshi, kryenegociatori teknik për BE Bojan Marçiq.

Kryesuesi i Grupit të Ohrit është Xhorxh Robertsoni, i njohur si ish-sekretari gjeneral i NATO-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button