Haliti e Dreshaj shpallen fajtorë për sulmin ndaj Arben Gashit

Ish-nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, dhe ish-deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj, janë shpallur fajtorë për përleshjen e tyre me ish-deputetin e LDK-së, Arben Gashi.

Megjithatë, ata janë dënuar vetëm me gjobë për veprën penale të kanosjes. Të dy janë dënuar me gjobë prej 1 mijë e 250 eurosh, transmeton KTV.

Lajmi është konfirmuar nga avokati Kujtim Kërveshi, që mbron Halitin, megjithëse ai ka thënë se ende nuk e kanë pranuar vendimin nga organet përgjegjëse.

“Sapo të plotësohen kushtet do të ushtrojmë kundërshtim ndaj vendimit të Gjykatës Themelore. Vendimi është i kundërligjshëm”, ka thënë Kërveshi, sipas të cilit, Prokuroria nuk ka pasur të drejtë as t’i akuzojë ata shkaku se gëzojnë imunitet dhe nuk është kërkuar nga Prokuroria që t’u hiqet.

Deputetët ishin përfshirë në një fjalosje e gati grushtim, në seancën e 18 majit 2018.

Koha.net ka tentuar të kontaktojë me ish-nënkryetarin e Kuvendit, Xhavit Haliti, por i njëjti nuk është përgjigjur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button