Zaevi foli për mundësin e koalicioneve parazgjedhore

Zoran Zaev, kryetari i LDSM-së ka folur sot rreth koalicioneve të mundshme parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 12 prill, transmeton Portalb.mk.

“Nuk kemi folur. Për zgjedhjet presidenciale ishte një qëndrim dhe është normale kur ka vetëm një kandidat ose më shumë kandidatë të grupohen partitë politike. Ne as nuk e kemi hapur këtë debat dhe nuk e kemi ndërmend ta hapim deri në fund të nëntorit”, deklaroi Zaev.

Kryeministri në largim, Zaev e konsideron akoma herët të flitet për koalicionet parazgjedhore, duke përkujtuar që deri në zgjedhje ka gati edhe gjashtë muaj.

“Larg janë zgjedhjet, për më pak se gjashtë muaj, deri në fushatë janë edhe pesë muaj. Me siguri kjo do të ndodhë deri në fund të shkurtit dhe fillim të marsit kur do t’i marrim qëndrimet tona, kështu që është shumë herët të flasim për këtë”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button