24-vjeçari u bë miliarder brenda natës

Ai është 24 vjeç. Rastis që të festojë me Rihanna-n dhe Bella Hadidin. Në kohën e lirë sheh ndeshje basketbolli. Të martën u bë miliarder.

Eric Tse, i diplomuar për financë në fakultetin prestigjoz Wharton School of Finance në University of Pennsylvania në Amerikë, të martën, iu dhuruan 3.88 miliardë dollarë nga aksionet e kompanisë së familjes së tij, transmeton Koha.net.

Prindërit e Tse janë dy drejtorët ekzekutivë të kompanisë Sino Biopharmaceutical Limited në Hong Kong (kompani që operon në biznesin e barnave bio-farmaceutike). Ata i dhanë të birit një të pestën e aksioneve të kompanisë.

Në deklaratën e kompanisë thuhet se 24-vjeçari do të mbajë një profil të ulët – ndonëse nisur nga Instagrami i tij është fotografuar shpesh në shoqërinë e njerëzve më të njohur dhe më me pushtet në botë.

Eric Tse është parë në shoqërinë e Bella Hadid, Lily Aldridge e Rihanna-s. Ai shijon natyrën e Japonisë, parajsën e Tajlandës, noton me delfinët e Bahamasit etj.

Po kështu ka takuar politikanë dhe anëtarë të familjeve mbretërore si princesha Charlene e Monakos apo ish-zonja e parë e Francës, Carla Bruni.

Ndër të tjera, Tse ka raporte të ngushta edhe me politikanët kinezë dhe një gjë e tillë shpjegohet me faktin se i ati, Tse Ping, është anëtar i Konferencës Konsulative Politike të Kinës, organi politik më i lartë në vend.

Në deklaratën e kompanisë, thuhet se prindërit e Tse i transferuan aksionet “për të përmirësuar menaxhimin e pasurisë familjare”. Për shkak të aksioneve, Tse u bë drejtor i bordit ekzekutiv të kompanisë. Më parë, ai ka qenë CEO i Liepin, një kompani rekrutimi në Amerikën e Veriut.

24-vjeçari është pjesë e listës së njerëzve më të pasur në Kinë, të cilët deri diku po sfidojnë sipërmarrësit e fushës së teknologjisë, duke qenë se kompanitë farmaceutike po fitojnë gjithnjë e më shumë terren. Ato zënë sot 8% në listën e njerëzve më të pasur në Kinë, dyfish më shumë se 10 vite më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button