Mickoski: Qeveria nuk bën reforma, nuk ka investime të huaja dhe investime kapitale

Hristijan Mivskoski, lideri i partisë opozitare VMRO-DPMNE sot në konferencën për media theksoi se në vend ka mungesë të reformave dhe investimeve të huaja, ndërsa garantoi se partia e tij do të sjell zhvillim të madh ekonomik, transmeton Portalb.mk.

“Bumin ekonomik të cilin do ta sjellë qeveria e re do përjetohet në 100 ditët e para të formimit të saj”, tha Mickoski.

Ai deklaroi se Komisioni Evropian dhe Banka Botërore raportoi se është paraqitur mungesa e reformave dhe regresi i shtetit, përkundër asaj se ishte paralajmëruar ky si viti ekonomik nga Zoran Zaev.

“Shteti ynë ka shënuar regres për shtatë vende. Në raportin më të ri të viti 2020 kemi rënie prej shtatë vendeve dhe jemi renditur në vendin e 17-të”, tha Mickoski.

Lideri i opozitës kritikoi qeverinë që nuk ka arritur të tërheqë investime të huaja. Vlera e investimeve arrijnë 48 milionë euro, derisa në Bullgari 341 milionë euro, Serbia 1.4 miliardë euro dhe Mali i Zi 227 milionë euro.

Mickoski gjithashtu ka vërejtje edhe për mënyrën e realizimit të kapitalit të vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button