Psikologët zbulojnë 5 shenjat e sigurta që po martoheni me personin e duhur

Dashuria e vërtetë mund të jetë e vështirë t’u gjetur. Por pasi gjendet, jeta bëhet më e lehtë. Të duket sikur je mbi re rozë dhe gjatë natës e ke të vështirë të flesh. Ndonjëherë, është për të ardhur keq, por dikush që e duam shumë mund të mos jetë partneri ynë për gjithë jetën. Mirëpo, mos u trishtoni. Sot do të shkruajmë për atë marrëdhënie që zgjat përgjithmonë. Ju mjafton t’i lexoni shenjat që tregojnë se jeni në lidhjen/martesën e duhur, transmeton Revista Class.

Ju i lexoni mendjen njëri-tjetrit

Kjo nuk është një stërvitje romantike! Studimi psikologjik vërteton se dashuria në të vërtetë mund të ndihmojë sistemin nervor të përputhet me atë të partnerit tuaj. Pasi të kaloni mjaft kohë së bashku, do të kuptoni ndjenjat, mendimet dhe reagimet e tyre. Kjo lidhje është më shumë sesa ta njohësh dikë mirë. Ju mund të kuptoni njëkohësisht dhe pa mundim njëri-tjetrin, madje edhe në heshtje të plotë.

Ju ndani të njëjtat ide për të ardhmen

Sapo të gjeni dashurinë e jetës suaj, është koha të “mendoni si çift” si një person. Ju keni të njëjtat ide për të ardhmen së bashku, por ndërkohë i jepni njëri-tjetrit hapësirën e nevojshme.

Ju mendoni se ia vlen

Angazhimi është jetik për ruajtjen e një marrëdhënieje. Ju duhet të bëni kompromise, kjo nuk duhet të jetë surprizë. Psikologët në Universitetin Kobe në Japoni tregojnë se pa asnjë sakrificë, marrëdhëniet nuk do të zgjasin shumë. Kjo nuk do të thotë që ju duhet të ndryshoni ose të hiqni dorë nga integriteti juaj. Ju thjesht duhet të jeni mjaft të moderuar në lidhje me veprimet tuaja për të krijuar hapësirë për lumturinë e personit tjetër.

Truri juaj funksionon ndryshe

Ne na pëlqen të mendojmë për zemrën kur bëhet fjalë për temën e dashurisë, por gjithçka ndodh në kokë. Një studim i bërë nga Universiteti Stony Brook në New York ka treguar se si ndikohen reagimet e trurit nga dashuria. Kur mendoni për një person që e doni, qendra e shpërblimit në trurin tuaj stimulohet, duke rritur nivelin e dopaminës. Ju gjithashtu mund të thoni që ndjeni flutura në stomakun tuaj.

Ju bëheni mbështetje për njëri-tjetrin

Në momentet më të bukura, por edhe ato më të vështirat ju jeni aty për njëri-tjetrin. Nuk ka asnjë rast që ju të mos keni mbështetjen e personit që keni në krah. Kjo është arritje e madhe për një lidhje të lumtur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button