Ky është qëndrimi i Zaevit për grevën që e paralajmëroi Sindikata

Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut kërkoi nga Sindikata e arsimit, shkencës dhe kulturës (SASHK) dhe Ministria e arsimit dhe shkencës (MASH) të vazhdojnë me negociatat në lidhje me rritjen e pagave në arsim, transmeton Portalb.mk.

“Unë i respektoj të drejtat e punëtorëve, Jam i majtë dhe dua të kemi punëtorë të kënaqur për shkak të kësaj bartës të kënaqur të veprimtarisë, mësues, profesorë, por edhe administrata në arsim mund të nënkuptojë përcjellje të diturisë te fëmijët”, tha Zaevi.

Zaev reagoi pasi sot SAShK-u doli me qëndrimin që nga 11 nëntori të fillohet me grevë të përgjithshme në arsim.

“Dua të dërgoj mesazh të mirëkuptimit, për shkak se në të vërtetë ne jemi të vetëdijshëm se janë të ulëta pagat edhe në fqinjësi, por përfundimisht kapacitetet e shtetit janë pikërisht ata. I bëjmë apel SASHK-ut dhe të gjitha sindikatave për arsyeshmëri në negociatat dhe për gjetjen e zgjidhjes. Do ta motivoj ministrin të vazhdojë të bisedojë. Ai është mik me SASHK-un, sepse atje janë mësuesit, arsimtarë dhe profesorët tanë, besoj se do gjendet një zgjidhje e përbashkët e pranueshme”, tha Zaevi.

Greva vjen pasi në Këshillin e SAShK-ut më 8 tetor u hedh për shqyrtim oferta e MASh-it, që nga prilli i 2020-s të rriten rrogat në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë për 10 për qindMe këtë mësimdhënësit janë të pakënaqur.

Paraprakisht, kreu i SAShK-ut, Jakim Nedelkov deklaroi se sipas mendimit të tij personal, për Sindikatën e pranueshme do të ishte rritja prej 15 përqind prej janarit të 2020-s.

SASHK nga viti i kaluar shkollor 2018/19, përmes komunikatave dhe protestave ka kërkuar rritje të pagave. Në vazhdën e aktiviteteve, SASHK më 2 shtator, në ditën e parë të vitit shkollor 2019/20 mbajti greve paralajmëruese, duke vazhduar të kërkojnë rritje të pagave për 25%.

LEXO: RMV, SAShK-u vendosi të shkojë në grevë të përgjithshme
LEXO: Zaevi: Jemi të vetëdijshëm se pagat në arsim janë të ulëta, por aq është kapaciteti i RMV-së
LEXO: Mësuesit të pakënaqur me 10 përqindëshin, kurse SAShK-u e quajti “imtësi” diskutimin për përqindjen e rritjes
LEXO: Nedelkovi vlerësoi se në publik do të pranoheshte rritja e pagës prej 15 për qind nga janari i 2020-s
LEXO: Rritja e pagave, Sindikata i dha edhe një javë Arbër Ademit për prezantimin e ofertës
LEXO: Ademi: Mësimdhënësit meritojnë më shumë, negociatat me SASHK-un vazhdojnë javën e ardhshme
LEXO: Mbaroi greva paralajmëruese, prej sot filloi mësimi në shkollat e RMV-së
LEXO: Toçi: Aleanca për Shqiptarët mbështet grevën e arsimtarëve
LEXO: Sindikata: Të hënën grevë, pasi nuk ka marrëveshje me MASH-in
LEXO: Sindikata vendosi: Grevë ditën e parë të shkollës në shtator
LEXO: RMV, sot do të dihet nëse do të ketë grevë të përgjithshme të Sindikatës në arsim
LEXO: Protesta e SASHK-ut: Do të radikalizojmë protestat tona, deri në realizimin e kërkesave

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button